Asist në kualifikim historik të Liverpool, Shaqiri: Jam ende i tronditur!

SPORT


Xherdan Shqiri ka shansin që të futet në histori si shqiptari që ja fituar dy herë trofeun e Champions League. Pas suksesit me Bayern Munich sezone më parë, Shaqiri është në prag të përsëritjes së këtij suksesi edhe me Liverpool, pas kualifikimit në finale.

Ditën e djeshme, Xherdan Shqiri pati shansin të rikthehej titullar me Liverpool, pasi skuadrës së Jurgen Klopp i mungonin Firmino dhe Salah. Shqiptari që luan me pêrfaqësuesen e Zvicrës, bëri një ndeshje të mirë, teksa në pjesën e dytë dha dhe asistin e golit të tretë. Pas ndeshjes ai është shprehur.


“Është e vështirë të gjesh fjalë në një moment të tillë. Jam jashtëzakonisht krenar për këtë ekip, për atë që kemi bërë. Pakkush e besonte, pasi e nisëm keq, por besuam dhe dëshironim të luanim lojën tonë deri në fund”.

“Jam ende i tronditur, por shumë krenar për këtë fitore. Nuk e kam provuar kurrë diçka të tillë. Është unike, nuk ndodh çdo ditë. Tifozët ishin të mrekullueshëm, pa ta nuk do ishte e mundur”.

“Tre muajt e fundit nuk kanë qenë të lehtë për mua, por prita shansin tim, duke u stërvitur fort. Liverpool është një super klub, duhet të dish të bësh diferencën. U ktheva në formacion duke e ditur se kisha një barrë të rëndë mbi vete, por u ndjeva shumë mirë dhe besoj se e justifikova besimin. Tani dua trofeun, nuk ka rrugë tjetër”.




Skip to toolbar