Tanja Fajon konfirmon karrigen e saj në Parlamentin Europian

Eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon përmes një reagimi në Twitter ka konfirmuar ulësen e saj edhe për një tjetër 5 vjeçar në Parlamentin Europian.

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe besimin tuaj në zgjedhjet e Parlamentit Europian 2019. Ju më keni dhënë një vlerësim të madh, jam e vetëdijshme gjithashtu për përgjegjësitë e jashtëzakonshme dhe premtoj se do të vazhdoj të punoj shumë për Slloveninë dhe për të gjithë ne për një Bashkim Europian më të mirë.” -shkruan Fajon

Eurodeputetja Fajon është edhe raportuesja për Kosovën në PE.

Triumfon Salvini, fiton 34% të votave në zgjedhjet e Parlamentit Europian

Italianët, ashtu si qytetarët e 21 vendeve të tjera anëtare, iu drejtuan ditën e djeshme kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e ri të Bashkimit Europian. Rezultatet pas përfundimit të zgjedhjeve kanë nxjerr fitues partinë “Lega” e drejtuar nga Matteo Salvini.

34% të totalit të votave kanë shkuar pikërisht për partinë e Salvinit, ndërsa Partia Demokratike ka marrë 22.70%, duke lënë pas “Lëvizjen 5 yjet” me 17.07%. Forza Italia ka marrë 8.79%, Fratelli d`Italia 6.47%. 56.10% e italianëve me të drejtë vote ushtruan vullnetin e tyre ditën e djeshme për të zgjedhur eurodeputetët e rinj të PE.

Pas daljeve të rezultateve paraprake, Matteo Salvini ka folur në një konferencë për shtyp nga partia e tij, duke shprehur falënderimin për qytetarët që e votuan. “Unë dua të falënderoj të gjithë votuesit, ata nuk më ndihmuan mua, por ndihuam Italinë dhe Evropën për të gjetur shpresë, krenari, rrënjë, punë dhe siguri”.

“Vetëm pesë vjet më para të gjithë flisnin për zhdukjen e “Lega”, ndërsa tani ne jemi partia e parë në veri dhe në jug, në disa qytete me kemi fituar me mbi 50%. Pas javëve dhe muajve të betejës së vështirë me armë të pabarabarta, kundër çdo gjëje dhe të gjithëve, fjala që unë dua të them është, Faleminderit! Do ta përdorim këtë besim për të bërë punë të mira, jo në rregullimin e llogarive personale”, ka thënë Salvini.

Zgjedhjet e PE, në Greqi sondazhet i japin fitoren konservatorëve

Në Greqi janë publikuar “exit poll-et” e para për zgjedhjet e trefishta që janë mbajtur sot. Ndryshe nga vendet e tjera të Europës, qytetarët grekë kanë votuar sot për zgjedhjet e përgjithshme vendore, lokale dhe ato për Parlamentin Europian. Vëmendja kryesore lidhet pikërisht me këto të fundit, ku duket se të gjitha sondazhet paraprake nxjerrin fitues opozitën konservatore greke me në krye Kyriakos Mitsotakis me partinë “Demokracia e Re”.

Të dhënat nga sondazhet i japin Mitsotakis-it 32-36% të votave, ose 8-9 vende në Parlamentin Evropian. Ndërkohë, SYRIZA e Alexis Cipras parashikohet të marrë  25-29% të votave duke siguruar gjashtë ose shtatë vende në Parlamentin Europian.

Sondazhet thonë se aleanca e qendrës së majtë, Lëvizja për Ndryshim  do të grumbullojë midis 7 dhe 9% të votave, ose dy deri në tre vende, ndërkohë që edhe Agimi i Artë pritet të ketë të njëjtin numër vendesh në PE. Edhe Partia Komuniste Greke duket se do të ketë një ose dy vende në Parlamentin e ri Europian, që do të dalë nga zgjedhjet e përgjitshme të mbajtura katër ditët e fundit në të gjithë Evropën.

Duke folur duke hedhur votën e tij në një lagje të Athinës, presidenti grek Prokopis Pavlopulos i përshëndeti zgjedhjet si një mundësi për grekët “për të provuar se si jemi europianë”.

Për kryeministrin e majtë Alexis Tsipras, i cili votoi në rrethin e Athinës në qendër të qytetit, votimi ishte një mundësi për qytetarët që të “mbrojnë sakrificat dhe përpjekjet e popullit grek” duke votuar në favor të SYRIZA-s, për të miratuar “programin e qeverisë për rimëkëmbjen ekonomike”. Kreu i Demokracisë së Re Kyriakos Mitsotakis shprehu besimin se “një ditë e re do të agojë për vendin tonë” të hënën në mëngjes”.

Zgjedhjet e PE, pjesëmarrje më e madhe se në votimet e pesë viteve më parë

Prej orës 8:00 të mëngjesit, me orët lokale të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, ka nisur votimi për zgjedhjet parlamentare të PE-së, në 21 vendet anëtare që ende nuk kishin votuar. Deutsche Welle shkruan se deri në mesditë ka pasur një numër rekord votuesish. Në Francë kanë marrë pjesë në votime më shumë se 19.26% e zgjedhësve, ka raportuar Ministria e Brendshme në Paris.

Kjo përqindje është disa herë më e madhe se ajo e vitit 2014, kur deri në mesditë, para pesë vjetësh, në Francë kishin votuar vetëm 15.70%, ndërsa në 2009 rreth 14.8%. Në dy vende të tjera ku është duke u zhvilluar votimi për zgjedhjet parlamentare të Bashkimit Europian, Hungari dhe Sllovaki, numri i zgjedhësve që kishin votuar deri afër mesditës ishte më i madh se ai në zgjedhjet kombëtare të dy vendeve.

Në Hungari deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime ka qenë rreth 17.2%, me gati 6 % më shumë se pesë vite më parë. Sllovakia ka pasur dhe numrin më të lartë të pjesëmarrësve në zgjedhje deri më tani ka qenë 20%, numër i cili ndryshon vazhdimisht.

Në Gjermani ende nuk ka të dhëna rreth pjesëmarrjes në votime, por Deutsche Welle shkruan se edhe në këtë vend, sipas sondazheve të ndryshme, ka pasur një rritje të numrit të votuesve në krahasim me zgjedhjet e kaluara. Të drejtën e votën kanë sot më shumë se 400 milionë banorë të 28 shteteve ë BE. Zgjedhjet kanë filluar me 23 maj dhe do të përfundojnë sonte.

Rrëzojnë famën e drogës, shqiptarët garojnë për zgjedhjet në PE

Janë të shumtë kandidatët shqiptarë që do të garojnë në zgjedhjet lokale por edhe ato europiane në Itali dhe Greqi. Edhe pse të përballur shpesh me “namin” e keq të shqiptarëve në lidhej me drogën dhe krimin, këto kandidatë ja kanë dalë të jenë pjesë e listave garuese dhe në pritje për t’u bërë pjesë aktive e politikës së vendeve ku jetojnë.

Vetëm në Itali garojnë plot 170 kandidatë shqiptarë për të dyja zgjedhjet ato lokale dhe europiane që do të mbahen më 26 maj. Edhe në Greqi numri i kandidatëve shqiptare është i madh si për bashkitë edhe në zgjedhjet për Parlamentin Europian.

Skip to toolbar