Zjarri në shkollë u merr jetën 20 studentëve, dhjetëra të plagosur

Të paktën 20 studentë kanë humbur jetën në një shkollë private në Indi, pasi një zjarr ka shpërthyer në një klasë me 50 nxënës. Përveç viktimave, të gjithë nën moshën 20 vjeçare, kanë mbetur të plagosur edhe 20 studentë të tjerë raportojnë autoritetet indiane.

Zjarri mendohet se ka nisur për shkak të një defekt elektrik në sistemin e kondicionimit. Nxënësit mbetën të bllokuar pasi zjarri ra pikërisht pak para shkallëve dalëse, duke bërë që disa prej tyre të hidheshin nga ndërtesa.

Autoritete në Indi kanë arrestuar njërin nga pronarët e shkollës, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike.

PD i bllokon rrugën Ramës, djegin goma dhe përplasen me policinë

Partia Demokratike duket se është e vendosur në përshkallëzimin e protestave duke bllokuar rrugët e vendit. Gjatë ditës së sotme, një grup mbështetësish të PD-së së bashku me ish deputetë të saj i kanë bllokuar rrugën kryeministrit Edi Rama për në Shkodër. Protestuesit ishin vendosur në dy akset hyrëse të qytetit, tek Ura e Bahçallëkut dhe nga Mjeda në drejtim të urës së Spatharit.

Ata bllokuan rrugën duke i vënë zjarrin gomave të makinave dhe duke na kujtuar dhe njëherë pamjet e trishta të vitit 1997.

Madje dy përfaqësues të PD-së, Flamur Noka dhe Bardh Spahiu janë përplasur edhe me forcat e policisë në vendngjarje.

PD nuk e kishte njoftuar më parë policinë për këtë protestë, ndaj dhe ajo është paligjshme. Policia ka ndërhyrë për hapjen e rrugës, bllokimi i së cilës ka krijuar kaos dhe trafik të rënduar, madje edhe një auto ambulancë nuk ka mundur të kalojë për të shkuar në spital.

Zjarr makinës së shefit të Hipotekave

Është djegur gjatë natës së mbrëmshme në Laç, makina e shefit të personelit të Hipotekës së qytetit.

Policia e Kurbinit ka bërë të ditur se automjeti i përket Klevis Berhanit. Makina është djegur rreth mesnatës së mbrëmshme, ndërkohë që ngjarja ka shkaktuar panik te familjarët dhe banorët e zonës përreth.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, ndërkohë që mendohet se shkak për ngjarjen mund të jetë detyra e Berhanit.

Digjen dy makina në Elbasan, pranë Drejtorisë së Policisë

Dy makina janë shkrumbuar gjatë natës në Elbasan, ndërkohë që policia ka identifikuar autorin që është një person me precedent penal. Ai quhet Mario Toçi, 38 vjeç.  Ndërkohë makinat e djegura ishin parkuar përpara Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Bëhet e ditur se është djegur plotësisht automjeti tip Volsvagen me Targë, AA 595 KP në pronësi të Hysen Hasekiut. Pjesërisht  është djegur mjeti tip Skoda me Targë AA 702 DL, në pronësi të Bledar Hoxhës.

Zjarr në hotelin luksoz, 3 të vdekur, 7 të plagosur

Një zjarr ka shpërthyer në një kompleks luksoz në Bangkok CentralWorld, një nga qendrat më të njohura dhe më popullore të qytetit, ku ndodhet edhe një hotel luksoz dhe shumë zyra.

Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit, por që rezultoi fatal duke i marrë jetën 3 personave dhe plagosur 7 të tjerë.

Një nga personat vdiq në vendngjarje, ndërsa dy të tjerët u hodhën nga një lartësi e madhe për t’i shpëtuar zjarrit. Zjarri shpërtheu në një depo në katin e tetë të hotelit.

Numri i viktimave u konfirmua edhe nga Guvernatori i Bangkok, Aswin Kwanmuang për mediat lokale.

E frikshme! Shpërthen në ecje makina me familjarë brenda

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan -Cërrik, ku një mjet ka marr flakë në lëvizje. Brenda tij udhëtonte një familje me dy fëmijë, që fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime fizike.

Mendohet se shkak i flakëve është bërë një defekt i automjetit.

Zjarri përpin nënë e baba në Pukë, 4 fëmijët hidhen nga ballkoni

Një shtëpi banimi ka marrë flakë gjatë natës në fshatin breg të Pukës, duke shkaktuar vdekjen e çiftit Petrit dhe Dava Ndoj. Por fatmirësisht nga zjarri kanë shpëtuar 4 fëmijët e mitur si dhe gjyshërit e moshuar që jetonin bashkë në të njejtën shtëpi.

Sipas të dhënave të para të policisë, zjarri ka rënë rreth orës 2 të natës teksa banorët ishin në gjumë. I pari që e ka dëgjuar zjarrin ka qenë gjyshi,  i moshuari Pal Ndue Gjoni.

“Dëgjova tullat që kërcisnin dhe më doli gjumi. Jam zgjuar shpejt, kisha hallin e fëmijëve. Thirra djalin që të merrte gruan time, që e kam të paralizuar. Kur e thirra djalin, nuk m’u përgjigj. U gëzova kur pashë fëmijët që kishin dalë në oborr. Ajo që më ndodhi mua, mos t’i ndodhtë njeriu!” është shprehur i moshuari.

Dy të moshuarit janë strehuar tek të afërmit në një banesë pranë. 4 fëmijët pasi u mjekuan, u strehuan tek të afërmit e mamasë së tyre.

Policia dhe zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrin pas disa orësh duke gjetur edhe trupat e pajetë të prindërve të fëmijëve.

Skip to toolbar