Takaj: Nuk e braktis Skënderbeun as në kategorinë e tretë

Më të fundit


Ardjan Takaj, presidenti i Skënderbeut, insiston se nuk do të largohet nga drejtimi i kësaj skuadre pavarësisht sanksionit që është dhënë kundër klubit korçar. Në fjalët e tij për “Pressing”, ai la të kuptohej se edhe nëse klubi do të binte nga kategoria, ai do të vazhdonte të investonte në këtë klub.

 “Ne po merremi me dënimin. Por e theksoj që unë nuk jam këtu për të qëndruar 2-3 vite, por dua që të vazhdoj investimin si në ditët e bukura, ashtu edhe në ditët e këqija. Unë nuk e ndërpres bashkëpunimin për disa përfitime personale si mund ta mendojë dikush apo të ketë folur dikush diku. Ne kemi edhe një mundësi, që është Gjykata Federale. Avokati duke mos pasur besim në KAS e ka çuar paralelisht edhe në Gjykatë Federale dhe është regjistruar dhe brenda qershorit të vitit të ardhshëm merret vendimi. Jemi të detyruar të zbatojmë të gjitha vendimet, por nuk më pengon njeri edhe ne Kategori të Parë, të Dytë a të Tretë të investoj mbi Skënderbeun siç di unë”, deklaroi Takaj.





Skip to toolbar