KORÇË- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama nga Korça tha se edhe zëri i komunitetit rom do ketë një mbështetje të madhe në këto zgjedhje.Ai foli për kandidaten e Delvinës që përfaqëson komunitetin rom, Ina Majko, për të cilën ka thënë se është shumë krenar që ka zgjedhur ta ketë si pjesë të skuadrës së Vlorës në betejën e 11 majit.
Më tej, paralajmëroi se edhe nëse Majko nuk do jetë pjesë e Kuvendit, do jetë patjetër pjesë e qeverisë.
“Do japim më shumë bursa për fëmijë që vinë nga familje në ndihmë ekonomike dhe për shumë prej tyre që vinë nga familje egjiptiane dhe rome.Edhe unë jam shumë krenar që për herë të parë Partia Socialiste bëhet promotore e një kandidature nga komuniteti rom.Një vajzë nga Delvina, e cila përfaqëson vajzat e margjinalizuara, por që jo vetëm mund të jetë një zë i nevojshëm në Kuvendin e Shqipërisë por që edhe nëse nuk do të jetë në Kuvendin e Shqipërisë patjetër që do të jetë një zë në qeverisjen tonë të mandatit të ardhshëm”, u shpreh kryeministri Rama.