Task-forca anticovid kontrolle në terren për respektimin e masave, gjobiten 9 subjekte

CORONAVIRUS


Shtimi në mënyrë alarmante i rasteve të reja me covid në vendin tonë ka bërë që Ministria e Shëndetësisë dhe policia e Shtetit të nxjerrin në terren Task-Forcën anticovid duke rritur numrin e kontrolleve për bizneset.

Nisur nga gjendja e krijuar lajmërohet se tashmë nuk do të ketë më këshillime, por do të procedohet me gjoba ndaj subjekteve.


Në 24 orët e fundit janë kryer 1408 inspektime dhe janë vendosur vetëm 9 masa administrative edhe pse shumë qytetarë nuk i respektojnë masat anti-Covid.

Task Forca do të ushtrojë kontrolle edhe në bregdet dhe nuk do të ketë asnjë tolerancë për shkelje të protokolleve të sigurisë.

Gjatë javëve të fundit virusi është shfaqur mjaft agresiv në Shqipëri, jo vetëm me shtimin e rasteve, por edhe me viktimat dhe rastet e shtrimit në spital.




Skip to toolbar