Taulant Balla, Metës: E ktheve presidencën në “seli” të opozitës

AKTUALITET


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nga foltorja e Kuvendit, u shpreh se Ilir Meta e ka kthyer presidencën në ‘seli të opozitës’. Gjatë fjalës së tij për  miratimin  e ndryshimeve në Kodin Penal, i kthyer për rishqyrtim nga Meta në Kuvend, Balla u shpreh se “Presidenti nuk e ka kuptuar thelbin e ndryshimeve në këtë kod”.

“Meta nuk ka kuptuar se kush ka qenë thelbi i ndryshimeve në Kodin Penal. Të gjithë e dimë që sigurua ushqimore duhet të jetë vëmendja jonë kryesore. Në se do kishte hyrë në korrik, tani në shtator mund të kishim pasur raste të para që abuzojnë me sigurinë ushqimore të shqiptarëve, u vonuam dy muaj vetëm prej presidentit. Ai e ka vetë pozicionuar presidencën në një nga selitë e opozitës”, tha Balla.


Më tej, duke komentuar ndryshimet në Kodin Penal, Balla tha se me rimiratimin e ndryshimeve të Kodit Penal, askush nuk do të guxojë askush të abuzojë me sigurinë ushqimore, të ushtrojë dhunë në stadium apo ndaj mjekëve dhe policëve.  “Prej sot nuk do të guxojë më askush se do të shkojë në kokërr burgu në abuzon me sigurinë ushqimore. Asnjë fjalë në dekret për këtë çështje. Dhuna në stadiumi patjetër. Nëse presidenti s’do e ishte pozicionuar si bashkë-drejtues i opozitës, nuk do kishte ndodhur dhuna në ndeshjen në Shkodër”.

“Dhuna në stadium, dhuna ndaj mjekëve, punonjësve të policisë. Nuk e ka lexuar fare nenin atë për ndërhyrje të padrejta në jetën private. Qëllimi ka qenë për të garantuar respektimin e të drejtave të fëmijëve që u shërpdorohen fotografitë që i përdorin kolegët pa teklifë. S’e ka pasur njeri për video përgjimet të referuara në Presidencë”, tha Balla.




Skip to toolbar