Të dehur dhe me shpejtësi skëterrë, pezullohen 900 patenta për 24 ditë

AKTUALITET


Në rrugët e Tiranës qarkullojnë drejtues mjeti të dehur në timon dhe që drejtojnë makinën me shpejtësi skëterrë, ndaj dhe policia ka marrë masat duke pezulluar jo pak por 900 leje drejtimi vetëm gjatë 24 ditëve të para të janarit.

Policia ka shtuar kontrollet veçanërisht gjatë natës duke përdor radar dhe thotë se veçanërisht aksi Tiranë-Elbasan përdoret nga makinat si pistë avioni. Gjatë natës ata kanë ndaluar automjete që ecnin me shpejtësi të çmendur me mbi 171 km/h.


“Policia Rrugore ka ndërmarrë kontrolle të shtuara, me matës shpejtësie dhe test alkooli, për rritjen e parametrave te sigurisë rrugore gjatë fundjavës. 171 km/h në rrugën interurbane kryesore Tiranë -Elbasan, në unazën e madhe, e matur me Radar ne një largësi prej 734 m. Shpejtësi e mjaftueshme për të fluturuar si avion dhe sigurisht e mjaftueshme edhe për t’u përplasur.

Edhe pse prej fillimit te muajit janar rrugët interurbane dhe urbane kryesore te vendit, te konsideruara me risk të larte për shkak të aksidenteve rrugore dhe pasojave të ardhura prej tyre, kryesisht shpejtësia mbi normat e lejuara, vijojnë të jenë të monitoruara me radar dhe janë jo pak, por vetëm për 24 ditët e para të këtij viti, numërohen më shumë se 900 leje drejtimi te pezulluara për shpejtësi, përsëri ka shumë drejtues mjetesh që rrugën e përdorin dhe e konsiderojnë si piste për të “fluturuar” dhe jo për të qarkulluar me automjet.

Prej orës 20:00 e deri në orën 01:00 të mëngjesit të sotëm, u pezulluan 9 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara që varionin nga 130 deri në 171 km/h.

Gjithashtu nga verifikimi rezultoi se krahas shpejtësisë ekstreme për kushtet e rrugës, 2 prej tyre ishin debitor me mbi 7 masa administrative te pashlyera si dhe një tjetër automjet rezultoi i pasiguruar dhe certifikuar teknikisht”, njofton policia, e cila njofton se po vijon kontrollet me Radar e Drager në të gjitha rrugët e Tiranës dhe bën thirrje që drejtuesit e automjeteve të mos abuzojnë me shpejtësinë dhe alkoolin, pasi do jenë të ekspozuar ndaj rrezikut për t’u përfshirë në aksidente rrugore.




Skip to toolbar