Tërmeti ka po të njëjtën “fytyrë”, fotot nga Turqia, njëlloj si Shqipëria

AKTUALITET


Ndërtesa të shembura, kaos, njerëz të lënduar, ekipe shpëtimi në aksion. Kjo është pamja që ofron situata pas tërmetit që goditi mbrëmjen e së premtes Turqinë lindore duke shkaktuar të paktën 20 viktima dhe qindra të tjerë të plagosur, një pamje pothuajse identike me tërmetin e 26 nëntorit që goditi Shqipërinë dhe që shënoi 51 viktima.

Pjesa lindore e Turqisë u godit nga një tërmet me magnitudë 6.8 të shkallës riter.


Ndonëse temperaturat në këtë zonën shkonin deri në -7 gradë celsius, forcat e kërkimit vijuan gërmimet gjatë gjithë natës , ndërsa ky mëngjes i gjeti sërish duke kërkuar nën gërmadha.

Sipas autoriteteve të emergjencave Civile në Turqi, tërmeti u pasua nga më shumë se 200 goditje sizmike.  Mbi 400 ekipe shpëtimi nga i gjithë shteti dhe rajoni po marrin pjesë në kërkime.  Janë urdhëruar njerëzit të mos kthehen në shtëpitë e dëmtuara, ndërsa janë hapur stadiume dhe pallate sporti ku janë vendosur shtretër për strehimin e të personave të mbetur të pastrehë.




Skip to toolbar