Të dehur dhe pa patentë, 19 persona përfundojnë në ndjekje penale

AKTUALITET


19 persona përfundojnë në ndjekje penal gjatë fundjavës për shkak të konsumimit të alkoolit gjatë drejtimit të mjetit apo mungesës së patentës. Konkretisht, policia e Korçës ka vënë në pranga 7 persona pasi u kapën pa patentë dhe në gjendje të dehur. Si pjesë e masave për sigurisë rrugore, policia ka shtuar kontrollet sidomos gjatë fluksit të sezonit veror, ku gjatë javës që kaluar ka arrestuar 7 persona, 5 për dhënie makinë në gjendje të dehur dhe 2 pasi udhëtonin pa patentë.

Policia e Korçës gjithashtu ka dhënë 278 masa të tjera disiplinore për parkim të gabuar, përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit, rripin e sigurimit etj.


Ndërsa në qarkun Lezhë, policia nisi ndjekjen penale për 12 persona, kryesisht në plazhet e Shëngjinit dhe Tales,  për ” Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe ” Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” duke u bërë edhe burim aksidenti.

Policia ka pezulluar 47 leje drejtimi dhe ka  vendosur 818 masa administrative,  për shpejtësi tej normave të lejuara,  përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, parakalim të gabuar etj.

Policia e shteti siguron se do të vijojë kontrollet e pandërprera, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave te sigurisë rrugore, ku apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të bashkëpunojnë duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.




Skip to toolbar