Reshjet rrëzojnë gurë. Me probleme akset në Ishëm, Belsh dhe Dragot

AKTUALITET


Autoriteti Rrugor Kombëtar ka bërë një panoramë se si paraqitet mëngjesin e së martës situata e akseve rrugore në të gjithë vendin.

Kështu ARRSH njofton se gjatë natës në rajonin Verior ka pasur reshje në të gjithë territorin, po pa shkaktuar probleme në qarkullim. Ndërkohë që të gjithë specialistët dhe kontraktorët janë në terren në gatishmëri për çdo situatë.

Në Rajoni Qendror si pasojë e reshjeve të shiut ka pasur probleme në segmentet e zonës së Dajtit për shkak se ka pasur rënie gurësh e dherash. Por është punuar për pastrimin e tyre.

Rrugët dytësore dhe segmentet e Kamzës kanë pasur disa vështirësi në qarkullim (te nënkalimi i City Park). Tani situata është e normalizuar. Grupet e punës janë përqendruar në Bubq – Ishëm.

Në zonën e Ibës ka pasur rënie të dendura shiu ku kontraktori ka punuar për stabilizimin e situatës. Në segmentet rrugore të zonës se Belshit, si rezultat i shirave të dendur në disa vende ka rënie gurësh. ARRSH njofton se kontraktori po punon për pastrimin e plotë të rrugës.

Në të gjitha akset e e tjera të këtij rajoni qarkullimi kryhet normalisht.

Përsa i përket Rajoni Jugor, reshjet më të dendura janë shënuar në qarkun e Gjirokastrës.

Në Dragot dhe pranë Ujit të ftohtë ka pasur vërshim ujërash dhe dherash. Kompania e mirëmbajtjes ka punuar gjatë natës duke kthyer qarkullimin normal. Aktualisht në Rajonin Jugor të gjitha akset janë me qarkullim normal. ARRSH njofton se kontraktorët janë në gatishmëri për çdo situatë të përkeqësuar të motit dhe i bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes, të ulin shpejtësinë të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e policisë rrugore./realstory.al



Skip to toolbar