Të gjithë punëtorë sezonalë! Dalin emrat e 5 shqiptarëve që u shuan në aksident, në Greqi

AKTUALITET


Janë zbardhur emrat e viktimave të aksidentit të djeshëm në Greqi ku humbën jetën pesë persona me origjinë shqiptare.

Nga aksidenti tragjik në Edesa, sipas mediave helen hmbën jetën 5 shqiptarë dhe bëhet fjalë: për shoferin, Besim Muçaj 55 vjeç, Ilir Daci 50-vjeç, Ergin Peposhi, 19 vjeç, Ardit Peposhi, 16-vjeç dhe Gazment Brahaj, 47-vjeç.


Besim Muçaj ishte me origjinë nga Durrësi, ndërsa sipas mediave greke ata ishin punëtorë sezonalë.

Aksidenti rrugor ndodhi kur makina në të cilën ndodheshin pesë personat, për një arsye të panjohur ka përfunduar në korsinë e kundërt duke u përplasur me kamionin.

Sakaq, tregues i ashpërsisë së përplasjes është fakti se e vetmja pjesë e makinës që ka mbetur e paprekur ka qenë bagazhi.




Skip to toolbar