“Të mohosh Ramën dhe të bësh sikur nuk shikon se ç’ndodh me opozitën është më së paku hipokrizi”

Më të fundit


Nga Edvin Kulluri

E djathta nuk eshte nihiliste e as relativiste! Per te gjithe miqte e djathte qe jane te zemeruar me qeverisjen aktuale( me shume te drejte) dhe fajesojne SHBA dhe Soros per gjendjen ne vend, ka disa ceshtje qe duhen analizuar shkurtimisht!

Se pari, qeveria e Rames eshte vete pergjegjese per abuzimet, korrupsionin, lidhjet me krimin dhe keq-qeverisjen. Raporti i fundit i Departamentit te Shtetit fliste qarte per kete menxyre qeverisese dhe nuk kemi cfare shtojme.
Se dyti, Rama eshte fitues i zgjedhjeve per shkak te nje opozite te deshtuar nga zgjedhjet e 2017 e deri ne ato te 2021, c’ka e pranojne te gjithe!

Se treti dhe me e rendesishmja! Kriza e qeverisjes se keqe eshte centralizimi i pushtetit nje doren e nje njeriu te vetem! C’ka ne fakt eshte i njejti model ne PD dhe PL!

Justifikimi se PD dhe PL jane te centralizuara por Berisha me Meten jane me te zotet, apo “ne kemi qeverisur me mire” eshte justifikim dhe jo argument! Nese pushtetin brenda nje partie e ka vetem nje njeri, premisat per korrupsion dhe arrogance jane po te njejtat!

Te mohosh Ramen dhe te besh sikur nuk shikon se c’ndodh me partite opozitare eshte me se paku hipokrizi dhe e shumta relativizem qe eshte tipar themelor i gjykimit majtist!

Pushteti korrupton, pushteti absolut korrupton absolutisht! Lordi Acton



Skip to toolbar