“Të njëjtët vrasës”. Artan Hoxha zbulon detaje nga vrasja në Lushnje: E njihja Besnikun…

AKTUALITET


Gazetari investigativ Artan Hoxha zbulon të tjera detaje nga vrasja e biznesmenit 35-vjeçar Besnik Hida në Lushnje.

Artan Hoxha shkruan se është e njëjta dorë dhe i njejti vrasës që shënon një tjetër viktimë në qytetin e Lushnjës.


“E njejta dore, të njëjtët vrasës, e njejta skenë krimi, të njëjtat batare kallashnikovësh mbajnë nën terror për 3 vite me radhë qytetin e qetë me njerëz punëtorë të Lushnjes….

Besmir Hida,  baba i dy fëmijëve, është viktima e radhës. E kam takuar disa here gjatë këtyre dy viteve, kërkonte drejtësi për vrasjen e nipit Zamir Latifit, i ekzektuar më 11 tetor 2017 në atë që njihet si masakra e Lushnjës…

Para se ta ekzekutonin Besmirit i vendosën eksploziv në banesë që të largohej bashkë me familjen jashtë vendit.

Besmiri besoi te drejtësia dhe ky shtetit dhe sot është viktima e radhës e një grupi të organizuar kriminal me lidhje shume të forta që po mban nën kontroll me dorë të hekurt qytetin agrobujqësor më të rëndësishëm në vend”, shkruan Hoxha.

Besnik Hida njihet si daja i Zamir Latifit, i cili u ekzekutua rreth dy vite më parë në qendër të Lushnjes në një atentat të ngjashëm me breshëri kallashnikovi.




Skip to toolbar