Hida dhe lidhja me Baren

AKTUALITET


35 vjeçari Besnik Hida, u ekzekutua me breshëri plumbash teksa pinte kafen e mëngjesit në një lokal në Lushnje, në një skenar të ngjashëm me atë të dy viteve më parë ku mbeti i vrarë nipi i tij Zamir Latifi.

Në atentatin e parë Besnik Hida shpëtoi për mrekulli, nga shpërthimi i eksplozivit që i ishte vendosur makinës së tij.


Besnik Hida e kishte parkuar automjetin e tij përballë banesës, ndërkohë që shpërthimi i fuqishëm kishte ndodhur kur pjesëtarët e familjes së tij kanë qenë në gjumë. Në atë kohë ai deklaroi në polici se nuk kishte probleme me asnjë.

Por Hida njihet si daja i Zamir Latifit, i cili u ekzekutua rreth dy vite më parë në qendër të Lushnjes.

Zamit Latifi dhe Jurgen Hoxha u ekzekutuan në qendër të Lushnjes në 11 tetor të vitit të vitit 2017, ndërsa autorët ishin Laert Haxhia dhe Orges Bilbili.

Objektiv i këtij atentati ishte Xhulio Shkurti, që në atë moment nuk ndodhej në vendin e ngjarjes, i njohur ndryshe dhe si nipi i Aldo Bares.

Besohet se Xhulio Shkurti është larguar nga tavolina 10 minuta para atentatit.

Nga ekspertiza mjeko-ligjore ka rezultuar se në trupin e Latifit u gjetën 35 plumba ndërsa në trupin e Hoxhës 7 plumba. Në vendin e ngjarjes ekspertët mblodhën 41 gëzhoja. Pas atentatit, mjeti u gjet i djegur pranë fshatit Çukas në rrugën e vjetër Lushnjë-Berat. Brenda tij u gjetën 3 automatikë.

Dyshohet se atentati ka qenë i mirë-organizuar pasi autorët kishin për qëllim t’i vrisnin të gjithë të rinjtë.

Ata ishin të stërvitur dhe operuan me shpejtësi. Nuk është zbardhur ende nëse masakra ka ardhur për motive hakmarrjeje apo për motive të tjera të lidhura me paratë, luftën për territor apo pazaret e drogës.




Skip to toolbar