Në mesin e tyre është dhe Kristi Qirici alias Jetmir Hoxhaj apo Jetmir Qirici, së bashku me Shkëlzen Kraja, të dyshuar si pjesë e grupit kriminal që kultivonte kanabis në Sarandë dhe zonat përreth në vitet 2019-2021 dhe më pas droga trafikohej drejt Greqisë. Qirici është gjithashtu dhe vëllai i Edmond Papës, biznesmeni i ekzekutuar në dhjetor 2022.
Priten të ekstradohen sot dhe Aleks Pepaj e Ilir Lazri, pjesë e grupit kriminal të Jetmir Pepës, të akuzuar për trafik droge nga Amerika Latine drejt vendeve të BE. Ndërsa Merxhan Celiku është shpallur në kërkim për mashtrim kompjuterik si pjesë e grupit të Amant Josifit.
Në mesin e personave që pritet të ekstradohet sot është dhe biznesemeni me 3 emra Devit Patrut alias Elidon Skëndaj alias Devid Boraj alias Fatmir Pepaj, i shpallur në kërkim nga SPAK si anëtar i grupit të bosit të ‘Cincos’ Ermir Ndreaj, që mbushën Evropën me kokainë.
“Pritet të ekstradohen sot, në Shqipëri, 6 shtetasit e kapur në Dubai, pjesëtarë të grupeve kriminale.
6 shtetasit ishin në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushat e narkotikëve, krimeve kompjuterike dhe/ose pastrimit të parave.
Në vijim të bashkëpunimit ndërmjet Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara Arabe, do të ekstradohen sot, në Shqipëri, shtetasit:
Pritet të ekstradohen sot, nga Dubai, shtetasit:
-Kristo Qirici alias Jetmir Hoxha alias Jetmir Qirici i njohur si vwllai i Edmond Papws i ekzekutuar nw dhjetor tw vitit 2022. Ai akuzohet pwr grup tw strukturuar kriminal tw trafikut tw drogws nw zonat e Sarandws gjatw viteve 2019-2021.
-Shkelzen Kraja swrish pjesw e grupit kriminal swbashku me Kristo Qiricin. Në vitin 2024, atij iu sekuestruan disa pasuri në emër të tij me urdhër të SPAK.
-Aleks Pepaj alias Shkelqim Pepaj, pjesw e grupit kriminal tw Jetmir Pepws i akuzuar pwr trafik droge nga Amerika Latine drejt vendeve tw Bashkimit Europian.
-Devit Patrut alias Elidon Skendaj alias Devid Boraj alias Fatmir Pepaj;
Ilir Lazri alias Ilir Sula 30 vjeç, i akuzuar për pastrim të produkteve të veprimtarive kriminale/veprës penale, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;
-Merxhan Celiku 34 vjeç, i akuzuar për mashtrim kompjuterik, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal si pjesë e grupit të Amant Josifit.
