Të shtëna me armë dhe shpërthime, Hamasi dhe Izraeli akuzojnë për shkeljen e armëpushimit

BOTA


Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë deklaruar se një numër ushtarësh janë plagosur pasi u sulmuan nga Hamasi në Rripin verior të Gazës, në atë që duket të jetë shkelja e parë serioze e armëpushimit.

Sipas IDF, tre mjete shpërthyese shpërthyen pranë forcave në dy lokacione të ndryshme në Rripin verior të Gazës, në shkelje të marrëveshjes së armëpushimit. Ushtria thotë se në një nga incidentet, ushtarët izraelitë u janë kundërpërgjigjur të shtënave me armë.


“Në të dyja rastet, forcat IDF ishin brenda linjave të armëpushimit të rënë dakord”, shtoi ai.

Zëdhënësi i krahut ushtarak të Hamasit, nga ana tjetër tha se luftëtarët e tij po i përgjigjeshin një “shkeljeje të qartë” të armëpushimit nga IDF në Rripin verior të Gazës, e cila rezultoi në një përleshje, por nuk dha detaje të tjera.

Hamasi tha se “është i përkushtuar ndaj armëpushimit për sa kohë që armiku bën të njejtën gjë” dhe u bëri thirrje ndërmjetësve që të bëjnë presion për t’iu përmbajtur të gjitha kushteve të armëpushimit në tokë dhe në ajër”.




Skip to toolbar