Të shtëna me armë zjarri u raportuar në Laç këtë të shtunë. Si pasojë e të shtënave me armë kanë mbetur të plaguar katër persona.
Mësohet se është qëlluar në drejtim të një automjetit. Sipas të dhënave paraprake është qëlluar ndaj 3 të rinjve që kanë mbetur të plagosur me kallashnikov, njëri prej tyre në gjendje më të rëndë. Breshëria e plumbave ka kapur edhe nje kalimtar.
Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për zbardhjen e të shkaqeve të ngjarjes. Ndërkohë të plagosurit janë transportuar të Trauma.