“Të verifikohet çdo pronë me hipotekë, KÇK ka bërë punën e vet”

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një raport të detajuar për pronat ku do të ndërtohen shtëpitë e banorëve të prekur nga tërmeti. Gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë, Rama tha se duhet verifikuar me kujdes çdo pronë në mënyrë që të kenë hipotekë pasi grupi “KÇK” ka bërë punën e vet.

“Të përfshihet enti i banesave në procesin e rindërtimit i lidhur me fondin. Drejtuesi i Entit duhet të vihet në dispozicion të programit. Duhet të integrohet në programin e rindërtimit. Puna për ligjin e posaçëm për zbatimin e programit të rindërtimit po ecën në mënyrë që ai të kalojë në Kuvend në datë 19. Kemi përgatitur edhe një kërkesë për shtyrjen e periudhës së emergjencës që të kemi një fokus të detyrueshëm për të gjitha institucionet. Fondi me bashkitë duhet të përgatisë raportin me të dhënat në zonat ku do ndërtohet. KÇK ka bërë të veten kur ne kemi bërë punë të tjera dhe duhet verifikuar me hipotekë çdo pronë. Që të mos shohim në hartë një pronë shtet. Raporti duhet të jetë gati javën e ardhshme me të gjitha të dhënat”, tha Rama.


Kryeministri Rama tha se Komitetit Kombëtar për Rindërtimin do të mblidhet ditën e hënë për ta ndarë punë me organizatat që të dislokohet fondi i tyre.

‘Duhet bërë unifikimi i procedurës për dhënien e lejeve. Nuk duhet të humbasim kohë me mermetimet. Komiteti Kombëtar për Rindërtimin do mblidhet ditën e hënë. Duhet të ndajmë punën me organizatat solidare për të dislokuar fondin e tyre. Pjesën më të madhe të punës të rindërtimit në zona urbane dhe duke qenë se ata kanë eksperiencë me banesat eventuale, do ndajmë një princip dhe puna do monitorohet. Do përgatisim një kalendar. Duhet të jetë i qartë edhe plani i transparencës për donacionet, në mënyrë që pavarësisht ekzekutimit, administrimi dhe monitorimi të bëhen të përbashkëta”, tha Rama.




Skip to toolbar