Telashe për Vucic, zyrtari serb “kapet mat” në afera me spiunin rus

AKTUALITET


Një skandal i madh ka shpërthyer në Serbi pas publikimit të një videoje, ku pretendohet se një oficer rus ka korruptuar një zyrtar serb. Skandali ka marrë përmasa aq të mëdha sa tashmë, Presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic, pas problemeve shëndetësore po përballet edhe me skandalin e korrupsionit.

Në një video që po qarkullon nëpër të gjithë mediat serbe, shihet se si një anëtar i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarak (GRU) që besohet të jetë Georgy Kelban dhe aktualisht punon në ambasadën e Rusisë në Serbi, i jep ryshfet një sasi të mëdha parash një zyrtari të lartë të shtetit serb.


E tashmë me këtë skandal kanë filluar të merren edhe institucionet në Serbi. Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, ka treguar se ka folur me presidentin Aleksander Vucic për këtë gjë, dhe ka thënë se kreu i shtetit ka urdhëruar që të vërtetohet autenticiteti i videos, shkruan B92.

 “Kam folur me presidentin Vucic. Ai ka urdhëruar shërbimin ushtarak të inteligjencës që të hetojë rastin. Nuk i kemi të gjithë informacionet akoma, por do të presim që për një sërë çështjes të informohemi nga komandanti i Forcave të Armatosura të Serbisë rreth rezultateve të hetimit”, ka thënë kryeministrja serbe.

Ndërkohë në mëngjesin e së mërkurës është paralajmëruar dhe një takim në mes të presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic, dhe ambasadorit të Rusisë në Beograd, Alexander Bocan-Kharchenko, por ka mbetur sekrete nëse një takim i tillë ka pasur ndërlidhje me skandalin e agjentit rus.




Skip to toolbar