Telefoni shpërthen në karikim, vdes 14-vjeçarja

AKTUALITET


Një 14-vjeçare gjeti vdekjen, pasi telefoni i saj shpërtheu gjatë kohës që  flinte gjumë. Vajza kishte shkuar të flinte, duke e vënë në karkim telefonin, të cilin e kishte vendosur poshtë jastëkut, shkruan Daily Mail.

Bëhet fjalë për Alua Asetkyzy Abzalbek, 14 vjeç, nga Kazakistani, e cila humbi jetën tragjikisht. Prindërit e gjetën të vdekur të nesërmen në mëngjes vajzën e tyre, ndërsa vunë re se bateria e telefonit kishte shpërthyer afër kokës së adoleshentes.


Ekspertët e mjekësisë ligjore konfirmuan se celulari shpërtheu, pasi bateria ishte mbinxehur gjatë kohës që karikohej. Vdekja e vajzës u përshkrua si një “aksident tragjik”, ndërsa marka e telefonit celular që shpërtheu nuk u bë e ditur.




Skip to toolbar