Tensione në Shkodër, Bylis mund Vllazninë me gol të dyshimtë

AKTUALITET


U luajt pasditen e të hënës ndeshja e fundit e javës së 11-t të Superligës mes Vllaznisë dhe Bylisit, e cila u vendos nga një gol i dyshimtë. Ishte minuta e 16` e sfidës, kur Bylis gjeti golin e avantazhit nga një goditje standard, por arbitri anësor ngriti flamurin për pozicion jashtë loje. Megjithatë, arbitri kryesor Blerim Ziri e akordoi golin si të rregullt, pasi sipas tij topi ishte prekur nga lojtarët shkodranë.

Vendasit nuk pajtohen me vendimin e arbitrit dhe protestojnë duke hedhur shishe uji në drejtim të arbtirit. Për shkak të protestave, arbitri ndëshkon trajerin Jonuz, ndërsa loja rinis por tensioni mbetet present. Në fundin e pjesës së parë, trajenri i Vllazisë futet në fushën e lojës dhe i kërkon llogari arbitrit për golin, që sipas tij ishte i parregullt.

Për të qetësuar situatën dhe shmangur përplasjen ndërhyn policia dhe administrator i klubit, Suadi Lici, të cilët largojnë trajnerin dhe lojtarët nga arbitri. Pjesa e dytë nuk ka shumë histori, Vallaznia kërkon golin e barazimit por Bylis mbrohet mirë dhe i reziston sulmit shkodran deri në fund, duke marë tre pikët. Kështu, skuadra mallakastriote ngjitet në vendin e dytë të renditjes me 20 pikë, ndërsa Vllaznia zbret në vendin 7 me 15 pikë.



Skip to toolbar