Tensionet në Lindjen e Mesme/ Alibeaj: Ja cilat ishin dy synimet e luftës. Beqja: Irani kishte një lloj pritshmërie për konfliktin

BOTA


Deputeti Enkelejd Alibeaj komentoi zhvillimet në Lindjen e Mesme, mes tensioneve në dukje të shuara të Iranit dhe Izraelit.

Alibeaj tha se synimet e luftës ishin dy, eleminimi i arsenalit bërthamor si dhe ndryshimi i regjimit.

“Dy ishin synimet e luftës, eleminimi i arsenalit bërthamor dhe ndryshimi i regjimit. I pari është arritur, i dyti nëse populli do mund të do. Kjo ishte e mesmja e artë në këtë pozicion delikat. Jam suprizuar deri më sot. Tymi ende nuk është shuar, zhurmat vazhdojnë dhe më pas do të duhet të marrim vesh se çfarë ka ndodhur që nga momenti zero.”Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Mentor Beqja tha për ‘Real Story’ se Irani ka pasur një lloj pritshmërie për konfliktin. Më tej, Beqja shtoi se Trump ka instiktin e zgjidhjeve pragmatiste për konfliktet dhe se kemi hyrë në epokën pragmatiste.

“Sistemi ndërkombëtar mbahej në dy shtylla, fuqia e SHBA në të gjitha pikëpamjet dhe e dyta fuqia e ideve liberale. Ne kemi të bëjmë me ndryshime që i kanë kolapsuar, kemi rritje të fuqive të tjera dhe kemi hyrë në epokën e pragmatizmit. Trump duke ardhur dhe nga fusha e biznesit ka instiktin e zgjidhjeve pragmatiste. Irani ka patur një lloj pritshmërie për konfliktin.

Nëse Irani do të kishte informacione do të parandalonte sulmet e Mossadit, në pikëpamje të analizës startegjike idetë të çojnë që mund të kishte një konflikt të tillë.’, tha Beqja. 



Skip to toolbar