Policia kufitare në Qafë Botë ka ndaluar një 45-vjeçar, i cili po tentonte të transportonte një sasi madhe lëndë narkotike drejt Greqisë.
Gjatë kontrollit të mjetit policia zbuloi lëndën narkotike të fshehur brenda dopio shasisë në pjesën e poshtme të mjetit. Në pranga ra shtetasi Agim Shkurta, 45vjeç, ndërkohë që policia sekuestroi sasinë e drogës që arrinte një peshë prej 72 kg kanabis sativa.
45-vjeçari i arrestuar do të përballet me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.