Tentuan t’i merrnin postin, Rudina nxjerr letrën e senatorit amerikan: Bëhu e fortë

AKTUALITET


Pak ditë më herët disa deputetë të grupit demokrat në Kuvend kërkuan që t’i merrnin postin e kryetares Rudina Hajdarit, ndërsa gjatë të shtunës deputetja ka publikuar në rrjet letrën që ka marrë nga senatori amerikan Roger F. Wicker. “Bëhu e fortë” i shkruan senatori, ndërsa shpreh kënaqësinë për takimin dhe bisedimin me deputeten Hajdari në takimin e OSBE-së në Marrakech. Rudina Hajdari në jo pak raste e thekson dhe e bën të dukshme se gëzon mbështetje nga SHBA.

Pak ditë më herët Rudina Hajdari akuzoi Ramën dhe Bashën se kërkojnë ta mënjanojnë nga roli i saj si kryetare e Komisionit të Reformës Zgjedhore sepse nuk duan ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Hajdari tha se beteja e saj do të vazhdojë dhe si qëllim kryesor do të ketë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe theksoi se ajo gëzon mbështetje nga partnerët ndërkombëtarë.

Një mesazh i ngrohtë nga Senatori Amerikan Roger F. Wicker. Falenderimet më të sinqerta për mesazhin tuaj kuptimplotë: “Qendro e Fortë”. 🇦🇱🇺🇸

Gepostet von Rudina Hajdari am Samstag, 19. Oktober 2019


Skip to toolbar