“Gabim historik i BE”, Zaev propozon zgjedhje të parakohshme

AKTUALITET


Duke e cilësuar vendimin e BE për mos hapjen e negociatave një gabim historik, kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka propozuar zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në shtetin fqinj. Ai tha se përgjegjës për këtë vendim është vetëm BE por gjithsesi Maqedonia e Veriut do të organizojë zgjedhje të parakohshme.

“Para dy dite Brukseli na bëri padrejtësi, ne kemi kryer të gjitha obligimet. Ata nuk e mbajtën fjalën dhe nuk dhanë datë. Kjo është një gabim historik i Evropës. Falënderojmë shumicën e liderëve të Evropës. Kjo është një vendim i Evropës dhe problemeve të tyre të brendshme. Ne jemi përgjegjës dhe kjo  kërkon nga ne vendim serioz, secili politikan duhet të jetë përgjegjës, dal me përgjegjësi para qytetarëve. Ëndrra evropiane e Maqedonisë nuk do të shuhet. Për këtë marr përgjegjësi, organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ky do të jetë edhe propozimi im në mbledhjen e liderëve”- tha mes tjerash Zaev.


Liderët e BE-së vendosën që të mos çelin negociatat për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë në samitin e Brukselit duke pranuar propozimin e Francës që më parë BE të reformohet brenda saj dhe më pas të diskutojë për zgjerimin.




Skip to toolbar