Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurimit, Shqipëria abstenoi sa i përket projekt-rezolutës së paraqitur nga Rusia.
Kjo për arsye se, teksti nuk arriti të trajtonte siç duhet të gjitha çështjet kritike, duke përfshirë dënimin e sulmeve terroriste nga Hamasi.
“Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara duhet të bëhet bashkë në dënimin e terrorizmit, në adresimin e shumë prej nevojave urgjente dhe kritike në terren, duke përfshirë këtu situatën e rëndë humanitare në Gaza dhe mbrojtjen e civilëve kudo”, shkruan Ambasada e Shqipërisë në OKB.