Theu “arrestin e shtëpisë”, goditi me thikë një 34-vjeçar, prangoset 28-vjeçari në Vlorë

AKTUALITET


Ndërhyrja e Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti ndërmjet 2 shtetasve në fshatin Panaja, në Vlorë.

Një 28-vjeçar, shtetasi Kejvi Bendaj, i cili theu masën e sigurisë ‘Arrest në Shtëpi’, ka rënë në prangat e Policisë, pasi goditi me thikë një 34-vjeçar dhe i dëmtoj atij automjetin.

Ndërkohë është proceduar penalisht edhe 34-vjeçari, sepse kanosi me armë gjahu 28-vjeçarin dhe i dëmtoi atij automjetin. Po ashtu është sekuestruar edhe arma e gjahut e përdorur për kanosjen.

Fatmirësisht 34-vjeçari i plagosur me thikë është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Ndërhyrja e Policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti ndërmjet 2 shtetasve, në fshatin Panaja.

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, goditi me thikë një 34-vjeçar dhe i dëmtoi automjetin, vihet në pranga 28-vjeçari.

Procedohet penalisht edhe 34-vjeçari, sepse kanosi me armë gjahu 28-vjeçarin dhe i dëmtoi automjetin.



Skip to toolbar