Theu traun e Morinës dhe desh shtypi policë me makinë, pranga 33-vjeçarit

AKTUALITET


Policia e Kukësi njoftoi sot, arrestimin e 33-vjeçarit M.Gj, i cili ka kaluar pikën kufitare të Morinës, në Kukës, pa ka kaluar procedurat e kontrollit, teksa duke ecur me shpejtësi me veturën e tij tip “Hummer”, ai ka rrezikuar edhe jetën e punonjësve të Policisë.

Sipas njoftimit të Policisë, ndaj tij janë ngritur 3 akuza.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin M. Gj., 33 vjeç, banues në Bajram Curri, për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, pasi në hyrje të Pikës Kufitare Morinë, duke drejtuar automjetin tip “Hummer”, nuk ka paraqitur dokumentet në sportel, por ka kundërshtuar punonjësit e Policisë Kufitare dhe është larguar me shpejtësi me automjet, duke rrezikuar jetën e tyre. Pas ndjekjes nga shërbimet e Policisë, ky shtetas është kapur në hyrje të qytetit të Bajram Currit dhe pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar në gjendje të dehur. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Hummer””, njofton Policia.

“Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, shtetasin R. D., 35 vjeç, banues në Bajram Curri, me precedent të mëparshëm penal, pasi ka bërë kallëzim një shtetase nga Tajlanda, se shtetasi R. D. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të, në automjetin e tij.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridi



Skip to toolbar