Një 36-vjeçar u arrestua pasi kanosi efektivët e policisë me sëpatë si dhe u kap me lëndë narkotike. 36-vjeçari u konfliktua me komshiun e tij 66 vjeç, ku dhe i ka thyer xhamat e banesës. Policia shkoi për të shuar konfliktin, por është përballur me rezistencën e 36-vjeçarit. Me anë të një sëpate ai ka kërcënuar policinë për të mos e lënë të kontrollonte banesën e tij, ku kishte fshehur drogën. Policia ka arrestuar të riun, ndërsa gjatë kontrollit zbuloi në banesë një sasi prej 22 kg kanabis dhe 69 fishekë.
36-vjeçari me iniciale B.A., është dënuar dhe më parë për dhunë në familje. Ai u arrestua në kushtet e flagrancës dhe do përballet me veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”, “Kanosja për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës”.