Tirana si Partizani, me disfatë para derbit

SPORT


Pas Partizanit, i cili humbi në transfertë me Bylisin dhe dy mesfushorë titullarë nuk do jenë në dispozicion për shkak kartonësh, edhe Tirana shkon me krizë në derbin me të kuqtë. Tirana ka humbur me përmbysje përballë Kukësit në “Selman Stërmasi”.

Në kryeqytet, vendësit kalojnë të parët në avantazh me një gol të Edon Hasanit në minutën e 10-të, që krijon iluzionin e një suksesi te Tirana pas tre zhgënjimeve radhazi, por goli bardheblu nuk bën gjë tjetër vetëm sa ndez Kukësin, i cili sposton lojën te mesfusha e ekipit të Ahmatajt dhe dominon gjatë takimin duke shënuar tre gola në pjesën e dytë.


Gavazaj do të fitojë një penallti në të 65-ën pas faullit të Torrasës, ndërsa Shkurtaj godet traversën. I vëmendshëm mbrojtësi Rexha, që sheh qartë momentin. 10 minuta më pas është vetë Gavaj që “vallëzon” në zonën e rreptësisë për të thyer Ilion Likën në shtyllën e dytë, ndërsa në të 80-ën Abazaj vulos suksesin 3-1, që e ngjit Kukësin në kuotën e 24 pikëve, 1 më pak sesa Partizani, ndërsa Tirana mbetet në kuotën e 19 pikëve dhe me një mal me halle për të përballuar përpara derbit të kryeqytetit javën e ardhshme.




Skip to toolbar