Tirana sot 40 gradë, ja sa do të zgjasë vala e të nxehtit në vend

AKTUALITET


Dita e shtunë është karakterizuar nga temperatura të larta në Tiranë që kanë kapur shifrën e 40 gradëve. Meteorologët njoftojnë se edhe në ditët në vijim temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme ku kulmi pritet të shënohet gjatë ditës së diel për të vijuar me ditët e para të javës që vjen.

Rritja e temperaturave do të jetë e ndjeshme dhe do të arrijë deri në 40 gradë.

Edhe mëngjeset dhe mbrëmjet do të karakterizohen nga temperaturat e larta.

Ndërkohë që nga mesi i javës që vjen pritet që temperaturat të pësojnë një rënie të lehtë.

Shërbimit Meteorologjik Ushtarak njofton se “në vend po ushtron ndikimin vala e të nxehtit që do të arrijë kulmin e saj gjatë së dielës dhe deri ditën e martë.

Në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes temperaturat do të pësojnë rritje graduale”,- thuhet në njoftimin e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Me rritjen e temperaturave është e rëndësishme që njeriu të marrë masa për t’iu larguar vendeve të nxehta për të mos pasur probleme me shëndetin. Disa këshilla janë: Mbajeni trupin të freskët, qëndroni në ambiente të brendshme gjatë pikut të vapës; kur jeni në ambiente të jashtme, mundohuni të qëndroni në hije; pini 2-4 gota me ujë tepër çdo orë kur jeni të ekspozuar ndaj vapës; vishni rroba të lehta prej pambuku; lahuni me ujë të vakët dhe mbani kapele ose çadër.



Skip to toolbar