“Erë me shpejtësi 30 m/s dhe temperatura -10 gradë C”. Si do të jetë moti në dy ditët në vijim

Ministria e Mbrojtjes njoftoi mbrëmjen e të dielës lidhur me situatën e shkaktuar nga moti i keq në vend. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era gjatë mesditës të së dielës ka qenë nga 5-10 m/s. Sipas Shërbimit Meteorologjik, në qytetin e Tiranës era ka qenë deri në 18 m/s. “Shpejtësia më e lartë e regjistruar në qytetin e Tiranës me 18 m/s. Era intensive do të vazhdojë deri në orët e para të mëngjesit të së hënës me shpejtësi mesatare 5-10 m/s dhe hera-herës era fiton intensitet deri në 15-20 m/s”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Më tej, saktësohet se në zonat bregdetare era do të jetë dhe me shpejtësi më të madhe, ndërsa lajmëron se në datën 7 janar temperaturat do të ulen deri në -10 gradë. “Përgjatë vijës brendetare dhe zonat luginore stuhia e erës arrinë në shpejtësinë deri në 25-30 m/s. Duke nisur nga orët e mesditës së datës 6 janar pritet pakësim gradual i intensitetit të erës me shpejtësi mesatare 5-10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare zonat dhe zonat luginore të verilindjes dhe juglindjes si dhe në zonën e alpeve era do të mbetet intensive deri në 20-30 m/s.

Nga data 7 janar era humbet akoma më shumë intensitet dhe bëhet mesatare me shpejtësi 3-8 m/s me përjashtim të vijës bregdetare e cila do të arrijë shpejtësi deri në 15 m/s. Dita më e ftohtë parashikohet të jetë mëngjesi i datës 7 janar, me temperaturat që pritet të arrijnë deri në -10 gradë në zonat malore, -6 në ato të ulëta dhe -1 gradë në ato bregdetare”, thotë Ministria e Mbrojtjes.

Ndërkohë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i bën thirrje qytetarëve të shmangin qëndrimet në afërsi të pallateve apo objekteve që rrezikojnë të rrëzohen nga era. “Ministria e Mbrojtjes, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, nisur nga situata e pazakontë e erës së fortë gjatë orëve të fundit në disa qarqe të vendit, i bën thirrje qytetarëve, të shmangin qëndrimet në afersi të pallateve, godinave të larta, pemëve dhe objekteve të rrezikshme.

Rënia e sendeve dhe objekteve të ndryshme për shkak të erës përherë e më të fortë,  mund  të bëhen shkak për aksidente. Ndërkohë, Ministrja Xhacka përmes AKMC është në komunikim të vazhdueshëm me shtabet e emergjencave në të gjitha prefekturat, për të ndjekur orë pas orë situatën e vështirë të motit të shkaktuar nga erërat dhe bora në disa qarqe.  Sipas informacioneve paraprake të deritanishme situata është nën kontroll dhe nuk raportohen probleme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Temperaturat nën zero, zonat ku do të ketë reshje dëbore

Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit publikoi të parashikimin e motit për të dielën dhe të hënën. 

Sipas IGJEUM, gjatë të dielës pritet të ketë reshje të dobëta në Kukës dhe Dibër, ndërsa në zonat e tjera nuk pritet të ketë reshje shiu.

Ndërkohë, në verilindje të vendit pritet të ketë reshje dëbore. Sipas IGJEUM, temperaturat do të vijojnë të ulen.

Kështu, gjatë ditës së hënë do të pësojnë një tjetër rënie në krahasim me të dielën. Në bregdet pritet të shkojnë në 3/ 8 °C, në vendet e ulëta: -1 / 7 °C, në vendet malore: -7 / 0 °C. Ndërkohë, gjatë ditës së diel pasdite dhe të hënën, era do të jetë e lehtë deri në mesatare.

Shifra rekord, korriku muaji më i nxehtë i regjistuar ndonjëherë në planet

Korriku ka qenë muaji më i nxehtë regjistruar ndonjëherë, me temperatura mesatare afër 1.2 gradë celsius mbi nivelin para-industrial.

Korriku ishte më i thatë se zakonisht në Afrikën Jugore, Australi dhe pjesë të Evropës. Në shumë rajone të tjera, muaji ishte më i lagësht se mesatarja, veçanërisht në Azinë Jugore dhe Lindore.

Kushtet shumë të thata në të gjithë Evropën, nga Franca në Ukrainë, përkuan me një valë të nxehti rekord. Cikloni tropikal Danas solli reshje të mëdha shiu dhe erëra të buta në Azinë Lindore.

Shirat monso shkaktuan stuhi dhe përmbytje që vranë qindra persona në pjesë të mëdha të Indisë, Bangladeshit dhe Nepalit. Miliona të tejrë humbën shtëpitë e tyre.

Temperaturat ishin veçanërisht të larta mbi Alaska, Greenland, pjesë të Siberisë, Azisë Qendrore dhe Iranit, si dhe pjesëve të mëdha të Antarktidës.

Tirana sot 40 gradë, ja sa do të zgjasë vala e të nxehtit në vend

Dita e shtunë është karakterizuar nga temperatura të larta në Tiranë që kanë kapur shifrën e 40 gradëve. Meteorologët njoftojnë se edhe në ditët në vijim temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme ku kulmi pritet të shënohet gjatë ditës së diel për të vijuar me ditët e para të javës që vjen.

Rritja e temperaturave do të jetë e ndjeshme dhe do të arrijë deri në 40 gradë.

Edhe mëngjeset dhe mbrëmjet do të karakterizohen nga temperaturat e larta.

Ndërkohë që nga mesi i javës që vjen pritet që temperaturat të pësojnë një rënie të lehtë.

Shërbimit Meteorologjik Ushtarak njofton se “në vend po ushtron ndikimin vala e të nxehtit që do të arrijë kulmin e saj gjatë së dielës dhe deri ditën e martë.

Në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes temperaturat do të pësojnë rritje graduale”,- thuhet në njoftimin e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Me rritjen e temperaturave është e rëndësishme që njeriu të marrë masa për t’iu larguar vendeve të nxehta për të mos pasur probleme me shëndetin. Disa këshilla janë: Mbajeni trupin të freskët, qëndroni në ambiente të brendshme gjatë pikut të vapës; kur jeni në ambiente të jashtme, mundohuni të qëndroni në hije; pini 2-4 gota me ujë tepër çdo orë kur jeni të ekspozuar ndaj vapës; vishni rroba të lehta prej pambuku; lahuni me ujë të vakët dhe mbani kapele ose çadër.

Skip to toolbar