Tiranë, arrestohen 2 persona të shumëkërkuar për drogë dhe vjedhje

AKTUALITET


Interpol Tiranë ka kryer dy arrestime të personave të shumëkërkuar nga drejtësia me qëllim ekstradimin e tyre në vendet ku pritet të vuajnë dënimin. Rasti i parë lidhet me një shtetas bleg, i cili është arrestuar me qëllim ekstradimin në Belgjikë ku akuzohet për trafikim lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. 26-vjeçari me iniciale K. Q. ishte pjesëtar i një organizate kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta kokainë.  

Gjithashtu në territorin e Shqipërisë u kap edhe një shtetas kosovar, i cili akuzohet për vjedhje në Zvicër. 24-vjeçar nga Kosova me inicialet H. B dyshohet se ka kryer 21 vjedhje banesash duke marrë shuma të mëdha parash dhe objektesh me vlerë. Ai do të gjykohet në Zvicër për veprat penale “Vjedhja”, “Dëmtim prone” dhe “Dhunim banese.



Skip to toolbar