Tiranë, grabitet banesa e diplomatit të Kuvajtit

AKTUALITET


Shtëpia e diplomatit të Kuvajtit në Tiranë ka rënë pre e grabitjes. Denoncimi është bërë në komisariatin nr. 1, pas mungesës së disa bizhuterive me vlerë në shtëpi.

Dyshimet e para bien mbi pastruesen e vilës, një 28 vjeçare nga Filipinet, pasi banesa nuk është hapur me forcë.



Diplomati i Ambasadës së Kuvajtit në Tiranë, Humoud Saleh Alhusaini,  jeton në kompleksin e vilave, në zonën e Petrelës.




Skip to toolbar