Titulli i gazetës kroate për aksidentin: Shoferi i lodhur i çoi në vdekje …

KOSOVA


Gazeta më e madhe kroate “Jutarnji list” është hapur sot me një titull prekës në ballinë lidhur me tragjedinë e ditës së djeshme.

Shoferi i lodhur i çoi në vdekje në vend të atdheut”, shkruhet në faqen e parë të gazetës.


Titulli i referohet dëshmisë së shoferit i cili deklaroi se edhe pse kishte vetëm 30 minuta që kishte marrë drejtimin e autobusit për një moment e zuri gjumi mbi timon duke humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë shkaktoi tragjedinë.

Dhjetë shqiptarë të Kosovës gjetën vdekjen në aksident, ndërsa po ktheheshin nga Gjermania për të kaluar pushimet pranë të afërmve të tyre. Mes viktimave ishin 9 pasagjerë dhe shoferi i dytë, ndërsa u plagosën 42 pasagjerë, prej të cilëve 15 në gjendje të rëndë.




Skip to toolbar