Tjetër viktimë nga COVID-19 në vend, humb jetën pacienti 86-vjeçar pas 12 ditësh në terapi intensive

CORONAVIRUS


Shtohet numri i viktimave nga koronavirusi në vend. Sipas MSH, një humbje jete ka ndodhur në Spitalin Infektiv, si pasojë e COVID-19.

Një pacient 86-vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive prej 12 ditësh nuk e ka fituar dot betejën me COVID-19, megjithë asistencën e madhe mjekësore.


Më herët dy persona të tjerë kishin humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit.

Fatkeqësisht, një 74 vjeçare nga Shkodra dhe një 82 vjeçare nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv si pasojë e insufuciencës respiratore progresive, pavaresisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave”, tha ministria.

Nga fillimi i epidemisë, 66 qytetarë të konfirmuar me COVID-19 e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm.




Skip to toolbar