“Tokyo 2020”, përfundon gara finale e 3 mijë metrave me pengesa, ja çfarë vendi u pozicionua Luiza Gega

Më të fundit


E gjithë Shqipëria ishte me sy e zemër te Luiza Gega. Atletja kuqezi zbriti në pistën e stadiumit të Tokyos për finalen e madhe në garën e 3000 metrave me pengesa.

Në fund ajo u rendit në vendin e 13-të, me kohën, 9:34.10.Bëhet fjalë për një event historik për atletikën tonë, pasi për herë të parë një atlete nga Shqipëria mori  pjesë në finalen e Lojërave Olimpike.


Luiza Gega arriti të siguronte një vend mes 15 atleteve më të mira të botës, falë një paraqitjeje të shkëlqyer të bërë në kualifikuese. 32-vjeçarja regjistroi kohën 9.23.85, duke u pozicionuar e pesta në baterinë 2 dhe e 11-ta në renditjen e përgjithshme, në një garë ku konkurruan 41 atlete. Kujtojmë se kualifikimi për në finale ishte edhe objektivi kryesor që kishte Luiza Gega për në “Tokyo 2020”.

Gega ishte sportistja e fundit shqiptare që garoi në Olimpiadën e këtij viti. Delegacioni shqiptar u paraqit më mirë se në “Rio 2016”, që kulmoi me Briken Caljan i katërti në botë në peshënritje dhe me Luiza Gegën finaliste në 3 mijë metra me pengesa.




Skip to toolbar