Dihet që Liverpool është një nga markat kryesore në futbollin botëror, por kjo me sa duket nuk mjafton! Mbi 200 kilogramë kokainë me logon e Liverpool FC u kapën në qytetin kufitar të Paraguajit Pedro Juan Caballero.
Menjëherë kanë filluar memet për këtë lajm dhe anglezët në raste të tilla janë të parët. “Ne e dimë se Liverpool është i dëshpëruar për të gjetur para për të mbajtur yllin e tyre egjiptian Mohammad Salah në klub, por me siguri kjo është pak…?
Natyrisht, droga nuk ka të bëjë fare me klubin Liverpool FC, thjesht ndodh që të ketë logon e tyre në paketim, duhet t’i admironi ata tregtarë droge dhe shpresën e tyre për ta bërë produktin e tyre aq tërheqës sa të munden…vazhdojnë mediat britanike.