Katër persona përfunduan në pranga, pasi u kapën në flagrancë duke trafikuar lëndë narkotike dhe municione luftarake. Operacioni i koduar “Kopshti i Skacajve” u zhvillua në vendin e quajtur “Qafë-Shllak” në Kukës, ku policia ndaloi dy mjete, një tip “Benz” dhe një “Opel” , brenda të cilave u gjet një sasi lënde narkotike dhe disa armë.
Gjatë kontrollit të mjeteve u sekuestruan 3 kg lëndë narkotike, 2 armë tip automatik, si dhe rreth 900 fishekë. Në pranga përfunduan 4 të rinj me iniciale A. H., 33 vjeç, R. T., 23 vjeç, K. M., 25 vjeçe dhe F. M., 19 vjeç.