Trafikonte mina me telekomandë, pranga 48-vjeçari në Bradashesh

AKTUALITET


Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit për trafikim të minave me telekomandë. Finalizimi i operacionit “Bradasheshi”çoi në sekuestrimin e dy minave me telekomandë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të trafikimit të minave me telekomandë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas që ndodhej në një lokal në fshatin Bradashesh, Elbasan, kishte me vete mina me telekomandë, me qëllim shitjen e tyre,  kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Bradasheshi, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: A. K., 48 vjeç, banues në Durrës” njoftoi policia. 

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë.



Skip to toolbar