Trageti i udhëtarëve i linjës Francë-Angli ka shpëtuar një gomone që po mbytej ku ndodheshin 14 emigrantë. Gomonia ishte drejt mbytjes pasi një pjesë e madhe ishte mbushur me ujë. Emigrantët sapo panë tragetin dhanë sinjale për ndihmë.
I gjithë procesi i shpëtimit u shoqërua me ankth edhe tek pasagjerët e tragetit, të cilët luteshin q ëtë shpëtonin të gjithë. Emigrantët rrezikonin të mbyteshin në mes të detit, si dhe temperaturat ishin mjaft të ulëta.
Kanali mes Francës dhe Britanisë është një nga rrugët që përdoret më shpesh nga emigrantët për të kaluar drejt Anglisë.