E vërteta e Greqisë, Ngjela: Historianët e tyre janë injorantë

AKTUALITET


Avokati i njohur Spartak Ngjela thotë se dy fiset kryesore që populluan Greqinë e lashtë kanë qenë ilirë ndërsa një fis i tretë ishte i ardhur nga veriu. Ngjela thotë se emrin Greqi ia kanë vënë ilirët dhe shton se historianët e tyre janë injorantë.

“Gjithë shkenca e historisë greke ka pasur këtë merak që tre fiset greke që kanë formuar Greqinë e Lashtë, jonët, eolët dhe dorët kanë ardhur nga orienti dhe nuk janë këtu. Bile janë hebrenj thotë, të gjithë historianët e tyre janë injorantë. Cila është e vërteta? Tre fiset, me përjashtim të dorëve që vijnë nga veriu, kanë qenë malësoret tanë, kurse dy të tjerët janë këta. Këta fise përbëjnë helenët antikë. Greqia është krijim në falsitet. Tani të marr emrin Greece, e di nga vjen? E ka nxjerrë Aristoteli nga gjenealogjia e vet. Në gjenealogji, thotë që ilirët iu thoshin epirokët greks”, tha Ngjela në Ora News.





Skip to toolbar