Tragjedi në Sllovaki, përplaset autobusi me studentë, 13 të vdekur

AKTUALITET


Një aksident tragjik ka ndodhur të mërkurën në Sllovaki, ku për shkak të motit të keq me reshje të dendura shiu një autobus me studentë është përplasur me një kamion, duke shkaktuar vdekjen e 13 prej tyre dhe plagosjen e 17 të tjerëve.

Aksidenti ka ndodhur në një aks rrugor në Sllovakinë perëndimore dhe sipas autoriteteve atje është cilësuar si ndër aksidentet më tragjike në këtë dekadë të fundit.


Shkak për aksidentin është bërë moti me shi në një rrugë me dy korsi që kishte shumë kthesa afër qytetit të Nitras, 90 km në lindje të kryeqytetit Bratislava.

Autobusi me studentë është përplasur rëndë me një kamion që kishte të ngarkuar gurë.




Skip to toolbar