Tragjedi në Spille, mbyten dy pushues maqedonas

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e së dielës në plazhin e Spillesë, në Rrogozhinë.

Mësohet se dy persona janë mbytur në det si pasojë e vështirësive që kanë hasur nga dallgët.

Dyshohet se dy viktimat janë shtetas të Maqedonisë së Veriut.

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 11:25, në plazhin e Spillesë, dy shtetas të gjinisë mashkullore ende të paidentifikuar, (dyshohet se janë shtetas Maqedonas), rreth 70 vjeç, dyshohet se si pasojë e dallgëve janë mbytur në det.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Skip to toolbar