SPAK jep pretencën për dosjen Veliaj/ Kërkon burg për biznesmeni Abule

AKTUALITET


Në GJKKO u mbajt sot në 3 qershor seanca gjyqësore për disa nga të pandehurit për dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të cilëve iu është pranuar gjykimi i shkurtuar.

Në nisje të seancës, biznesmeni Elman Abule kërkoi shtyrje të seancës. “Nuk kam pasur kurrë të bëjë me shtetin, nuk e di pse duhet që të gjykohem nga kjo gjykatë”, ka thënë Abule.

Përfaqësuesit e SPAK deklaruan se kanë ardhur të përgatitur për konkluzionet përfundimtare dhe se seanca nuk ka përse të shtyhet. Gjykata rrëzoi kërkesën për shtyrje të të seancës.

Pas kësaj, SPAK dha pretencën për të bashkëpandehurit e Veliajt:

Fatmir Bektashi 1 vit burg/ 8 muaj burg, pezullim dhe në fund punë në interes publik

Kontakt shpk 583 mijë leke gjobë

Ina Goxhaj 7 vit burg / 4 vjet 8 muaj, por se përfundimisht iu pezullua dënimi e do jetë në shërbim prove për 5 vjet

Elman Abule 7 vjet / me gjykim të shkurtuar 4 vjet e 8 muaj

Frosina Bollo 1 vit /me gjykim të shkurtuar 8 muaj

Frobolus ojf, gjobë 500 mijë lekë/ përfundimisht 333 mijë lekë

Adela Kondakçi 7 vjet burg/ me gjykim të shkurtuar 4 vjet 8 muaj, por si përfundim përjashtim nga dënimi të të pandehurës

Klotilda Bushka 600 mijë lekë gjobë/ me gjykim të shkurtuar 400 mijë

Flutura Xhani 60 mijë lekë/ me gjykim të shkurtuar 40 mijë lekë

Fatjon Baçi 5 vjet burg/ 3 vjet 4 muaj, por se me gjykim të shkurtuar është pezulluar dhe si përfundim në shërbim prove

Ramental shpk 18 mlngjobë / me gjykim të shkurtuar 12 mln

SPAK sqaronte në vitin 2025 se Veliaj dhe Xoxa ideuan dhe vunë në jetë një skemë korrupsioni të shtrirë në kohë, për të përfituara nga fondet publike të bashkisë së kryeqytetit. Po ashtu, SPAK sqaronte rezultatet e hetimeve të kryera që prej shkurtit 2024, duke thënë se në krye të skemës korruptive qëndronte kryebashkiaku Veliaj, për të cilin thoshte se me firmën e tij kanë kaluar fonde të bashkisë drejtpërdrejtë te bashkëshortja e tij.

Fondet e bashkisë, sipas Prokurorisë se Posaçme, i janë dhënë fillimisht biznesmenëve të vënë nën hetim dhe më pas në formën e korrupsionit, janë kthyer te kryebashkiaku, ndërsa biznesmenët kanë përfituar në këmbim fonde publike e leje ndërtimi.



Skip to toolbar