Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i fëmijës së tretë në lumin Buna

AKTUALITET


Është gjetur edhe trupi i fëmijës së tretë të familjes Arrizi në lumin Buna. Mësohet se trupi i përket djalit të vogël 3-vjeçar, është gjetur rreth 1 kilometër larg vendit ku u gjet trupi i vajzës 8-vjeçare.

Deri më tani janë gjetur trupat e 3 fëmijëve dhe po kërkohet pa ndërprerje për trupin e nënës Alma Arrizi, 39 vjeçe.


Ndërkohë, kërkimet kanë nisur edhe nga autoritetet e Malit të Zi. Ata janë kontaktuar nga pala shqiptare për të kontrolluar në pjesën e lumit Buna që kalon në kufirin malazez.




Skip to toolbar