Shkatërrohet grupi kriminal në Trento, midis të arrestuarve edhe shqiptarë, sekuestrohen 10 milionë euro

AKTUALITET


27 persona kanë përfunduar në burg dhe 11 të tjerë në arrest shtëpie pas një operacioni policor në Trento. Po ashtu janë sekuetsruar 10 milionë euro.

Masat paraprake, të ekzekutuara në provincat e Trento, Torino, Milano, Bergamo, Brescia, Bolzano, Verona, Pavia, Kremona dhe Livorno, u dhanë në përfundim të një hetimi të detajuar dhe kompleks.


Hetimi përfshin 38 subjekte, nga të cilët 36 janë shtetas të huaj (shqiptarë, tunizianë, marokenë dhe portugeze), të cilët kanë marrë pjesë ose kanë bashkëpunuar në dy shoqata komplekse kriminale, të cilat, të ndërlidhura mes tyre, ishin të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike (kokainë, hashash, marijuanë dhe heroinë), të ardhur nga rajone të tjera italiane dhe të destinuara pothuajse tërësisht për në Trentino.

Shitja e lëndës narkotike zakonisht bëhej në Trento dhe Rovereto, pranë ose brenda parqeve dhe kopshteve publike dhe synonte një rrjet të dendur klientësh, madje edhe të moshave të reja. Janë sekuestruar mbi 49 kg hashash, 20 kg kokainë, mbi 5 kg heroinë, afërsisht 12 kg lëndë prerëse, 1 armë zjarri, para cash për mbi 111 mijë euro dhe materiale të ndryshme për paketimin e drogës.




Skip to toolbar