Rama: Asnjë ministër nuk do të ketë lidhje me tenderat. Shoqëri e re për prokurimet

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama tha se me procesin e digjitalizimit të prokurimeve publike asnjë ministër nuk do të ketë lidhje me tenderat.

“Ne kemi hedhur një hap tejet përpara… e ka hedhur kjo shumicë. Për të krijuar shoqërinë publike të operatorit të të Blerjeve të Përqendruara’, e cila ka filluar punë me 25 prill.


Asnjë ministër dhe asnjë strukturë e varësisë së tij nuk do të ketë asnjë lidhje me tenderat. Kjo shoqëri është ndërtuar sipas modeleve më të mira evropiane dhe do të asistohet nga shoqëritë më të mira evropiane.

Po ashtu kjo shoqëri po ndërton një katalog për tenderat që të mos bëjnë tender për çdo tavolinë, karrige me tende, por të bëjnë vetë, duke kursyer kohë dhe para por mbi të gjitha duke i mbyllur derën korrupsionit.  

Po punohet nga AKSH dhe Microsoft për modelin revulolucionar te prokurimeve publike”,- tha Rama. Ai i quajti parazitë zyrtarëte  korruptuar duke u shprehur se mbi të gjitha janë tradhtarë ndaj vendit dhe PS.

“Prandaj edhe asnjëherë askush që ka qenë pjesë përbërëse apo zgjatim i pushtetit politik nuk është hetuar dhe gjykuar nga një drejtësi e pavarur sic po ndodh sot. Me krenarinë për ardhjen e kësaj dite vetëm falë kësaj lufte vendimtare për Shqipërinë që ne Partia Socialiste e kemi hapur dhe po zhvillojmë prej 10 vjetësh nuk na e mohon dhe nuk na e merr dot askush. Pa forcën udhëehqësenguximin dhe vendosmërinë e PS këto 10 vjet sot nuk do të kishte rilindur besimi i shqiptarëve tek drejtësia. Nuk do ta kishte Shqipëria e sotme asnjë shans që ta shihte atë që po sheh, rrëzimin e monumentit më të shëmtuar të trashëgimisë sonë, monumentit të kulturës së pandëshkueshmërisë”, tha Rama.

“Të jemi të qartë gjurma jonë në histori nuk do të varet vetëm nga kthesa e ndryshimit tërësor ku e kemi futur shtetit shqiptar, por do të varet nga sa më tej akoma sot e më tutje ne, Partia socialiste, do ta bëjmë të pakthyeshëm këtë progres të dukshëm në sytë e të sotmes por asesi të mjaftueshme për sytë e të nesërmes”, shtoi më tej ai.




Skip to toolbar