Trajneri turk i trembet kuqezinjve: Luftarakë dhe kompaktë

KOMBËTARE


Trajneri turk Senol Gunesh nuk duket aq i qetë para sfidës së radhës me kombëtaren kuqezi, duke si më të rëndësishme se atë me Francën. Sipas numrit 1 të pankinës turke kuqezinjtë janë një skuadër, e cila nuk luan vetëm në mbrojtje, por që është e aftë të bëjë keq edhe në sulm.

“Ndeshjet me Shqipërinë dhe Francën janë të rëndësishme. Dy ekipe të ndryshme. Franca është favorite e grupit, ne do të luajmë ndeshjen e vendit të parë në grup me ta. Qëllimi ynë është të fitojmë. Prioriteti ynë do të jetë Shqipëria. Kjo do të jetë ndeshja jonë më e rëndësishme në 4 ndeshjet e mbetura. Shqipëria është një skuadër me lojtarë të mirë në ligat kryesore evropiane. Ne duam të fitojmë me mbështetjen e tifozerisë”, shprehet fillimisht Gynesh.


Më tej ai shtoi Shqipëria është një skuadër me trajner dhe lojtarë të mirë. “Trajneri i tyre është i njohur në Itali dhe me eksperiencë. Ata kalojnë nga skema 3-5-2 në 5-3-2. Janë luftarakë dhe kompakt në mbrojtje. Nëse keni një mendim negativ për Shqipërinë, duhet ta harroni. Ne duhet të jemi një ekip agresiv, duke vrapuar po aq shumë sa ata. Ata mundohen të luajnë topin, nuk luajnë totalisht në mbrojtje si Moldavia apo Andorra. Kthehen në mënyrë të suksesshme nga mbrojtja me tre te ajo me pesë”, u shpreh Gunesh.




Skip to toolbar